Sot ka festë në familjën e Nystret Muçiqit.
Vajza e parë e Albatritit dhe Egzonës, Amela bukuroshe feston ditëlindjen, shkruan “Kosovarja”.
Që mbrëmë kur shënoi data 8 filluan urimet e para për princeshën e parë të familjes Muçiqi, e duke vazhduar tek sot me festë të madhe të organizuar në oborrin e shtëpisë.
Natyrisht që në evente të tilla s’kishte si të mos përcillet Egzona, se çfarë ka veshur, si është rregulluar e gjëra të tilla.
Padyshim se ajo po duket e bukur dhe elegante si çdo herë. Por, me një pozë bashkë me Albatritin ajo hodhi pas krahëve distancën sociale.
Eh po, dashuria nuk pyet./Kosovarja/.