fbpx

Einxhel drekon me familjen e DJ Dagz

nga Revista Kosovarja

Dj Dagz dhe Einxhel Shkira e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre dhe për këtë nuk ka më dyshime. Dyshja kanë drekuar së fundmi me familjen e Dagzit.

Ato kanë shkuar në një restorant në Dajt, nga ku nuk i kanë kursyer fotot dhe videot në rrjete sociale. Dagz ka publikuar një video të babait dhe motrës së tij dhe një video me Einxhelin.

Nga ana tjetër, motra e Dagzit ka ndarë një foto me të ëmën, duke vërtetuar që ka qenë dhe ajo e pranishme.

Kujtojmë se në rrjetet sociale është përfolur se dyshja dhe janë fejuar, mirëpo për këtë nuk ka ende një konfirmim nga vetë ata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]