fbpx

Einxhel: Gjithçka mes meje dhe Dagzit ishte lojë…

nga Revista Kosovarja

Çifti shumë i dashur për publikun, Einxhel dhe Dagz ishin së fundmi të ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Dyshja folën për marrëdhënien e tyre jashtë “Big Brother VIP”. “Është serioze marrëdhënia mes jush, apo jo? Apo ishte lojë?”, i pyeti Aulona.

Einxhel dhe Dagz treguan një shaka që bëjnë mes tyre, sikur gjithçka është lojë.

Einxhel: Gjithçka ishte një lojë

Dagz: Ne gjithmonë e bëjmë një shaka mes vetes që 1 muaj do rrimë që të duket se e kemi pasur seriozisht lidhje brenda

Einxhel: Në fillim tha vetëm dy javë, rrimë nja dy javë tha që të mos mërziten njerëzit, pas dy javësh ndahemi. Ok, i thashë, ashtu e bëjmë. Sigurisht që kjo ishte shaka, pa diskutim. Pas nja dy ditësh që po rrinim bashkë, më thotë e mban mend që të thashë atë muhabetin e dy javëve, a e bëjmë 1 muaj se nuk jam gati të ndahem? E forta ka qenë kur i kemi thënë Semit ne nuk jemi të lidhur me vërtetë, gjithçka është një lojë, e kemi bërë për lojë. Ngeli ajo.

Më tej çifti shtuan se e duan shumë njëri-tjetrin dhe se lidhja e tyre është serioze, madje është bërë familjare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]