fbpx

Einxhel ka dy fjalë për Gracianon kundrejt Argjirës

nga Revista Kosovarja

Ditën e hënë, balerini i njohur, Graciano Tagani ka festuar 31-vjetorin e lindjes dhe ka ftuar miqtë e tij më të afërt, të cilët bëjnë pjesë në botën e televizionit.

Einxhel Shkira, ish-finalistja e spektaklit televiziv “BBV”, e njohur si një ndër miket më të ngushta të partneres së Graianos, Argjira Spancës, ka qenë një ndër të ftuarat në festë.

Ajo ka postuar një video, e cila është xhiruar para një viti, ku shfaqet në krah të çiftit duke kërcyer dhe duke i kapur hundën Argjirës, teksa sipër postimit ka shkruar: “Graciano ishalla të plotësohet dëshira e vjetshme! Unë dhe Graciano duke lënë Argjirën shtatzënë me zor.”

Duket se balerini këtë vit ka pasur dëshirë që të bëhet baba, dëshirë në të cilën Einxheli kur ka qenë shtatzënë, e ka ndihmuar duke i tërhequr hundën Argjirës, pasi sipas gojëdhënave, në qoftë se një grua shtatzënë, bën këtë veprim tek një vajzë tjetër, kjo e fundit do të ngelë shtatzënë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]