fbpx

Einxhel kthehet tek ndjenjat e Beatrix ndaj Donaldit “Po të isha në vendin e saj…”

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira është në pritje të ëmbël dhe këto ditë të lumtura po i kalon larg ekranit.

Prezantuesja ka vendosur që pyetjeve dhe interesimit të madh të publikut t’i përgjigjet përmes rrjeteve sociale e jo ndonjë interviste.

Teksa shpalosi shumë detaje, ajo u ndal edhe tek Beatrix, me të cilën gëzon raporte shumë të mira pas daljes nga BB.

Einxhel foli për ndjenjat e saj kundrejt Donaldit, histori kjo e shumëpërfolur.

“Beatrix ka pasur pasiguritë e saj, ato gjendjet e saj emocionale. Unë kam një temperament komplet tjetër, por e kemi gjetur veten shumë tek njëra-tjetra në situata të ndryshme. Unë po të isha në vendin e saj dhe dikush përballë do të vinte në pikëpyetje ndjenjën time, ndoshta dhe unë do të isha bërë agresive. Unë e kam paralajmëruar Trixën që mos të harrojë se sa shumë e duam…”, tha ajo.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]