fbpx

Einxhel Shkira flet për herë të parë për prishjen e shoqërisë me Beniadën

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira dhe Beniada Nishani – Jakic, ishin miket e ngushta brenda spektaklit BB VIP.

Por, pas reality show, dyshja nuk u panë më bashkë, duke bërë të ditur se ka ndodhur një krisje mes tyre.

Moderatorja Shkira, dje në një ‘live’ në YouTube ka folur për këtë raport për herë të parë.

Shkira ka thënë se ndër arsyet pse shoqëria me Beniadën nuk ka vazhduar edhe jashtë erdhi fillimisht nga situata e javë të fundit të BB VIP, kur u ndje e zhgënjyer nga modelja dhe qëndrimin e saj mes raportit që Einxhel kishte me Donaldin.

Një tjetër arsye sipas Einxhel ishte edhe kur dolën nga shtëpia dhe pa që nëna e Beniadës kishte folur kundër saj.

“Mes nesh nuk ka patur ndonjë sherr apo debat konkret ballë për ballë, të dyja në një farë mënyrë e kemi evituar të flasim drejtpërdrejt për këtë gjë, unë thellë e kam dashur Beniadën sinqerisht, kur disa situata rrodhën në një mënyrë pak zhgënjyese mu thye diçka e pastër brenda meje dhe aty u ndjeva se diçka nuk ishte reciproke dhe pavarësisht kësaj unë vazhdova të jem e njëjta me të, këtu po flas për javët e fundit kur unë kalova momentet e mia më të vështira ku edhe u akuzova që po bëja presion mbi shoqen time që ajo të vendoste se me kë donte të rrinte, unë në asnjë momente nuk e kam kërkuar këtë, u desh një qëndrim i saj në situatën me Donaldin që mua të më bënte të dyzuar dhe nuk e di pse është befasi pasi e kam thënë se nëse shoqja ime do ma bënte këtë jashtë nuk do e kisha toleruar”, ka sqaruar Einxhel.

Prezantuesja ka shpjeguar se aktualisht nuk mban kontakte me të, por nuk ka përjashtuar mundësi që kjo të ndodhë në një ta ardhme.

“Por edhe kur dola jashtë hasa në një situatë aspak të këndshme që kishte ndodhur prej nënës së saj (Beniadës) ku unë isha ofenduar në komente nga ajo që më lëndoi mua dhe familjen time, kur takova nënën time ajo ishte me lot në sy. Kam pritur nga Beniada dhe nëna e saj të më kërkonin falje por kjo nuk ndodhi kurrë, kjo më lëndoi dhe zgjodha të heshtë, nga ana e saj ka patur tentativë që ne të takohemi dhe të flasim, por në ato momente nuk kam qenë e gatshme të merrem me sqarime të Big Brother sepse sapo kisha marrë vesh për shtatzëninë, por nuk do të thotë që në të ardhme të ketë hapësira për sqarim”, u shpreh Einxhel.

Ndryshe, kujtojmë që Einxhel dhe partneri i saj DJ Dagz me të cilin u njoh dhe krijojë lidhje gjatë Big Brother VIP janë në pritje të fëmijës së parë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]