fbpx

Einxhel Shkira zëvendëson Arbana Osmanin në prezantimin e “Big Brother”

nga Revista Kosovarja

Einxhel Shkira sot i është bërë një befasi nga “Vëllau i madh”.

Arbana Osmani tha se ajo do e prezantojë pjesën e katër të programit gjatë transmetimit live, shkruan lajmi.net.

Einxhel Shkira doli nga shtëpia drejt e në studion e Big Brother e cila i shoqërua nga rojet e sigurimit.

Gjithashtu, Einxhel do e prezantojë edhe të preferuarin e publikut.

Kujtojmë se, ditë më parë, Einxhel ka shprehur dëshirën e saj që të prezantojë një program televiziv dhe kështu “Vëllai i Madh” ia ka plotësur dëshirën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]