fbpx

Ekskluzive: Arrestohet një person për rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares në autostradën në Ferizaj

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt, raporton ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sinjali ka mësuar se personi i arrestuar dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut”.
Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]