fbpx

Këta janë dy të rinjtë nga Gjilani që u kapën me 182 kilogramë drogë – 400 mijë € vlera!

nga Revista Kosovarja

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka arrestuar sot dy të rinj nga Gjilani. Forcat policore po ashtu kanë kapur një sasie të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Burime të “Indeksonline” kanë bërë të ditur se të arrestuarit janë Driton Haziri dhe Yllzon Haziri.

Në zonën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë është ndaluar vetura e dyshuar me targa vendore e cila pas kontrollimit nga njësitë policore tek e njëjta është gjetur sasi e dyshuar e narkotikëve të llojit marihuanë e cila dyshohet se ishte duke u transportuar nga Serbia për në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, ku në konsultim me prokurorin kujdestar janë arrestuar dy të vëllezërit Yllzon (1998) dhe Driton Haziri (1990).

Ata dyshohen për transportim me narkotikë si dhe janë sekuestruar narkotikë në sasi prej 182 kg. të llojit marihuanë, ku vlera e kësaj substance narkotike në treg dyshohet të jetë rreth 400.000 (katërqind mijë) euro.

Si prova materiale relevante për rastin janë sekuestruar një veturë dhe një kombi me targa vendore të cilat janë përdorur në rast si dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohen në ndalim policor prej 48 orësh, ndërsa rasti i iniciuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e sub. narkotike – Neni 267 të KPRK-së’ procedohet tek njësitë kompetente për trajtim të mëtejmë. /Indeksonline/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]