Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ekskluzive: Ky është personi i arrestuar, zbulohet dyshimi që rëndon mbi të

nga Revista Kosovarja

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt. Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Mbi artikull

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari e kishte lënë viktimën në autostradë dhe më pas të njëjtën e ka goditur një automjet.

Moneytizer Paragrafi 4

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja të rastit.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]