fbpx

Ekskluzive: Nga 48 policët e arrestuar në Gjakovë, gjysma e tyre janë liruar!

nga Revista Kosovarja

Inspektorati Policor i Kosovës në koordinim me Prokurorinë Speciale kishte marrë një aksion mëngjesin e 14 marsit duke i vënë në pranga thuajse gjithë stacionin e policisë kufitare në Gjakovë.

Indeksonline ishte në vendin e ngjarjes dhe e kishte përcjellur këtë aksion.

48 zyrtarë policorë u arrestuan me dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se nga 48 zyrtarët policorë të arrestuar, tashmë janë liruar gjysma e tyre, pra 24 sosh.

Operacioni me emrin “Pika” ishte përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe Dogana e Kosovës.

Zyrtarët e arrestuar dyshohej se për muaj të tërë u kanë mundësuar dhjetëra qytetarëve shqiptarë dhe kosovarë kalimin kufitar në mënyrë të parregullt, për çka dhe kanë pranuar si ryshfet shuma të konsiderueshme të parave.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]