fbpx

Ekskluzive: Një muaj paraburgim për “Kaçën”

nga Revista Kosovarja

Është  raportuar dje ekskluzivisht mbi një aksion të Njësisë Speciale në afërsi të Çeçevës, në veri të vendit, ku u arrestua Besim Zeqiri, i njohur me nofkën “Kaça”, si dhe katër serbë të tjerë, bashkëpunëtorë të tij.

“Kaça” dhe bashkëpunëtorët e tij janë arrestuar për veprat penale “Kontrabandë mallrash”, “Posedim i susbtancave narkotike” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Në momentin që oficerët policorë kanë tentuar t’i ndalojnë të dyshuarit, grupi i ka sulmuar me armë zjarri dhe më pas Policia është kundërpërgjigjur.

“Oficerët e policisë iu përgjigjën zjarrit, por për fat nuk pati viktima”, tha  zëdhënësi i Policisë, Veton Elshani.

Burime pohojnë se “Kaça” është dërguar në masën e paraburgimit prej një muaji.

E njëjta masë i është shqiptuar edhe njërit prej bashkëpunëtorëve të tij

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]