fbpx

Eksperti amerikan për projektin e gazsjellësit: E mbështes Kosovën për të kërkuar informacione shtesë

nga Revista Kosovarja

Eksperti amerikan për Ballkanin, Alon Ben Meir, ka dalë në përkrahje të Republikës së Kosovës lidhur me kërkimin e informatave shtesë për projektin e gazësjellësit.

Alon Ben Meir përmes një cicërrime në “Tëitter” ka thënë se mbështet këtë vendim të Kosovës.

“Unë mbështes vendimin e Kosovës për të kërkuar informacion shtesë mbi projektin e infrastrukturës të mbështetur nga@MCCgov që do ta lidhë Kosovën me gazsjellësin ekzistues me Maqedoninë e Veriut. Kosova duhet të vlerësojë projektet e jashtme dhe ndikimin e tyre”, shkroi ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është në kntakt të vazhdueshëm me MCC për këtë projekt.

“Nuk janë të vërteta akuzat, ne jemi në kontakt me MCC, gjithashtu jemi duke diskutuar se si është më së miri në këtë fazë të përdorim fondet të cilat do të na ndihmojnë për politikat tona energjetike. Pra nëse kemi thënë që na duhen më shumë informacion dhe studime, kjo nuk do të thotë se kemi refuzuar por do të thotë që jemi të përgjegjshëm, fondet amerikane janë të mirëseardhura e të dëshiruara por edhe do të shfrytëzohen nga Qeveria jonë”, pati thënë Kurti.

Kurse, kostoja e lartë për ndërtimin e infrastrukturës së gazit dhe një termocentrali me gaz dhe shtrenjtimi i energjisë elektrike janë vetëm disa nga arsyet që i ka theksuar, ministrja e Ekonomisë në Kosovë, Artane Rizvanolli, sa i takon mos çuarjes përpara të projektit të gazjellësit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]