fbpx

Eksperti i komunikacionit: Çdo vit për Bajram kemi aksidente me fatalitet

nga Revista Kosovarja

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj thotë se çdo festë të Bajramit, ndodhin aksidente me fatalitet.

Për këtë, ai thotë se duhet të ngritet niveli i menaxhimit të komunikacionit, sidomos kur ka festa, pasi qarkullimi i automjeteve është më i madh, transmeton Klankosova.tv.

“Zakonisht kur kemi festa, rritet edhe numri i qarkullimit të automjeteve. Kjo na jep një shenjë që ekziston mundësia të ndodhin aksidente shumë më të mëdha. Duhet të ngritet niveli i menaxhimit të komunikacionit, sidomos atëherë kur ka festa, apo kur ka ndonjë organizim shtetëror”.

“Nuk ka vit që në fetën e Bajramit, që nuk kemi fatalitete, dhe kjo është një fatkeqësi e madhe”, tha ai për emisionin “Ora Shtatë”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]