Nevila Pjetri Marku 35-vjeçe është shqiptarja e cila u gjet e pajetë, gjysmë e zhveshur dhe e mbuluar me gjak në bregun Parmignola në Alteta, një fshat i vogël Massa, jo shumë larg shinave hekurudhore.
Nevila është parë për herë të fundit në orët e vona të mbrëmjes së djeshme teksa ka hipur në një makinë të bardhë të drejtuar nga një burrë.
Gruaja, e cila sipas hetuesve është prostitutë, ishte e njohur në zonë.
Bëhet e ditur se ajo fillimisht është rrahur dhe më pas është vrarë me një të shtënë me pistoletë të kalibrit të vogël.
Ndërkohë burri i të ndjerës Leonardo Markun është tronditur kur ka marrë vesh lajmin e hidhur.
Nevila Pjetri jetonte me bashkëshortin e saj, Leonardo Marku me të cilin u martua vitin e kaluar.
Ata kishin një qen që e donin shumë dhe një makinë të madhe gjermane.
Burri, e mësoi tragjedinë nga policia kur i kanë trokitur në derë mëngjesin e djeshëm.
Mediat italiane thonë se është vështirë të imagjinosh se Nevila ishte prostitutë nga përshkrimi që i bënte i shoqi.
Ditën e djeshme Leonardo Marku ka qenë i rrethuar nga miq dhe të afërm dhe nuk i ka mbajtur dot lotët kur mësoi për vdekjen e të shoqes.
“Ajo doli nga shtëpia në orën 20.00, e prita gjithë mbrëmjen, nuk e kuptova pse nuk po kthehej. Më pas mbërritën karabinierët. E kam dashur shumë”, kishte thënë ai.