fbpx

Ekzekutohet një kosovar në Suedi, inicialet e tij

nga Revista Kosovarja

Një person është qëlluar për vdekje në ballkon në Stokholm të Suedisë.

Sipas informacioneve të Aftonbladet, 35-vjeçari është i lidhur me bandat në Stokholm dhe në banesë thuhet se ka pasur edhe fëmijë.

Burimet  bëjnë të ditur se viktima është kosovari nga Mitrovica me inicialet G.O.

Fqinji e ka dëgjuar ngjarjen dramatike herët në mëngjes.

“Kam dëgjuar një zhurmë pak para orës 5 të mëngjesit, por nuk jam plotësisht i sigurt se sa ishte ora. U zgjova dhe pash fqinjin tim të shtrirë në ballkon. Kemi dëgjura bërtima të forta”, thotë fqinji.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]