fbpx

Elgit Doda tregon çfarë i tha Donaldit në vesh dhe kuptimin e karafilave që iu hodhën me helikopter

nga Revista Kosovarja

Elgit Doda është një nga miqtë më të mirë të Donaldit. Ata kanë bashkëpunuar për disa këngë teksa Elgiti e ka mbështetur shumë nga jashtë e po ashtu e surprizoi edhe brenda në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Polemika të shumta pati rreth takimit të tyre dhe se çfarë i tha Elgiti Donaldit në vesh.

I ftuar mbrëmjen e djeshme në “Goca dhe Gra” ai ka treguar se cilat ishin fjalët që i ka komunikuar Donaldit. Producenti u shpreh se i ka thënë fjalë për ta mbështetur:

“Produksioni e ka dëgjuar se çfarë kam thënë. Thjesht aty ishte: “Love u, ec përpara. Kaq!”

Nga ana tjetër nuk mund të mungonte një pyetje për surprizën e Romeos për Donaldin duke i hedhur karafila me helikopter që u komentua shumë pak ditë më parë. Por pse pikërisht karafila?

Elgiti u pyet se ç’nënkuptonin karafilat në këtë rast dhe këngëtari zbuloi arsyen pse Romeo kishte zgjedhur pikërisht ato.

“Sepse karafila i hodhën El Chapos”, tha Elgiti.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]