Edhe pse edicioni i 69-të i Festivalit të Këngës përfundoi, kritikat dhe pikëpyetjet rreth votimit të jurisë vazhdojnë.
Drejtoresha artistike e festivalit të RTSH-së dhe këngëtarja e njohur Elhaida Dani ka disa fjalë rreth votimit të jurisë.
Ajo thotë se, me gjithë respektin, muzika duhet të qëndrojë në zemër të Eurovisionit.
Ajo shkon më tej, duke thënë se, nëse fituesi përsëritet me të njëjtin zhanër dhe votat politike arrijnë gjithnjë e më lart, ekziston rreziku që të humbasim kreativitetin dhe diversitetin e këtij kompeticioni. Krejt çfarë kërkojmë është që artistët të vlerësohen për artin, dhe jo për hartën ku ndodhen.
Në fund, ajo tha: “Nuk krijojmë vetëm fitues – ne e dërgojmë artin në një tjetër nivel.”