Eliminimi i yndyrave nga elementet e kuzhinës

nga Revista Kosovarja

Shtresat e yndyrave në shporet mund të paraqesin ankth të vërtetë. Madje jo vetëm në shporet, por edhe në sipërfaqe të tjera në kuzhinë

Po ju paraqesim mënyrën e thjeshtë të eliminimit të yndyrave nga sipërfaqet e kuzhinës, posaçërisht ka efekt në shporet.

Nevojiten:

▪ Disa pika alkool medicinal,
▪ Tuferët (apo sfera të pambukta),
▪ Brusha e vjetër e dhëmbëve.

Procedura:

Qitni alkool në pambuk, fërkojeni nëpër sipërfaqe të ndotura dhe prisni disa minuta. Pastaj njomeni brushën e dhëmbëve në alkool dhe gjithashtu fshini pjesët e ndotura.

Pas kësaj fshijeni sipërfaqen me leckë pambuku apo me sfungjer të thatë.

Vërejtje:

Kushtoni kujdes që alkooli të mos dëmtojë sipërfaqen të cilën planifikoni ta pastroni.

Para pastrimit sigurohuni që në vendet më pak të dukshme a po lë gjurmë alkooli dhe a mund ta dëmtojë sipërfaqen (nuk do të duhej të përdorni alkool në sipërfaqe me shkëlqim të lartë apo në sipërfaqe me llak).

Për arsye sigurie mos pastroni me alkool burimet e ngrohjes, posaçërisht shmangni pastrimin e kuzhinës nëse është e aktivizuar pllaka e gazit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]