fbpx

Elita : Nëna, mos e harroni veten

nga Revista Kosovarja

Elita Rudi është nënë e dy fëmijëve, Zëri dhe Bota.

Prezantuesja e njohur është larguar nga ekrani prej kohësh duke iu përkushtuar rritjes së fëmijëve të saj.

Për ndjekësit e shumtë në rrjete sociale ajo vazhdimisht ndan momente padyshim lumturie por edhe vështirësie në rritjen e tyre.

Së fundmi Elita erdhi me një mesazh shumë domethënës për të gjitha nënat.

Teksa po qëndron në kuzhinë ajo po përgatiste disa qershi për fëmijët e saj. Por derisa ajo po i heqtë farat një nga një nga qershitë me shumë dashuri për të vegjlit e saj, ajo u kujtua se sa shumë i do qershitë dhe se si nuk kishte ngrënë as edhe një.

Në atë moment ajo bëri një video të cilën e publikoi në llogarinë e saj në Instagram ku thotë, ndër të tjerash, “Nëna, mos e harroni veten!”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]