fbpx

Elita për lindjen e vajzës ka pranuar një dhuratë të çmuar nga vjehrra

nga Revista Kosovarja

Elita Rudi është një emër i dalluar në mediat rozë.

Para 3 dite moderatorja është bërë nënë për herë të dytë, duke reflektuar me pozitivitet dhe lumturi, shkruan “Kosovarja”.

Këtë ndjesi, ajo po e shpreh në forma të ndryshme duke treguar edhe urimet e shumta që po pranon nga të afërmit e saj.

Por, Elita ka vendosur që të ndajë një me publikun. Fjala është për dhuratën e vjehrrës së saj, nënës së Gjikos.

Ajo ka menduar një “pesë lirësh” për nusen e djalit si dhuratë që e bëri gjyshe për herë të dytë.
“Kush paska vajza paska edhe pesë lirësha. Mos na lazdro kaq shumë. Të dua” – ka qenë mesazhi i Rudit për vjehrrën e saj, zonjën Lirije.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]