Elita Rudi është njëra ndër figurat më të përfolura të momentit, kjo për shkak jetës së saj private dhe lidhjes që ajo ka me reperin e njohur Gjiko.
Elita është çdo herë shumë afër ndjekësve të saj duke postuar kështu copëza nga jeta e saj private, shkruan “Kosovarja”.
Kjo ka bërë që ndejkësit e saj ta pëlqejnë shumë dhe ta përkrahin në çdo vendim që moderatorja merr.
Ajo së fundmi është bërë nënë për herë të dytë të një vajze me emrin Bota.
Kjo ka bërë që Elita të tërhiqet nga bota e televizionit dhe t’i kushtohet fëmijëve të saj, vajzës së saj Botës dhe djalit të saj të parë, Zërit.
Ajo ka paralajmëruar se shumë shpejtë do t’i kthehet botës së televizionit por njëherë në rend të parë janë fëmijët e saj.
Ndërkaq çdo postim i saj kthehet në kryefjalën e mediave rozë, e kjo ka ndodhur edhe së fundmi në një foto që ka postuar në Instastory.
Ajo ka të veshur një fustan të zi ku duket tejet elegante dhe në top formë, edhe pse ka vetëm pak muaj që ka sjellur në jetë vajzën e saj. /Kosovarja/