Prezantuesja e njohur kosovare, Elita Rudi, ka munguar në ekran për tre vite dhe tashmë po rikthehet.
Ylli i televizionit, nga kjo e diele do të shfaqet në “Klan Kosova” në programin e përjavshëm “Big Talk Kosova”, ku do të diskutohen zhvillimet brenda shtëpisë së “BBVK”.
Elita, këtë gjë e ka bërë të ditur përmes faqes së saj në Instagram, ku shkruan ““Big Talk Kosova” është PO-ja ime e rikthimit ne ekran pas tre vitesh! Shihemi te dielave nga ora 15:30 ne “Klan Kosova”
Prezantuesja nuk është angazhuar për tre vite, pasi gjatë kësaj periudhë ka sjell në jetë Zërin dhe Boten.