fbpx

Elmedina Osmani dhe recetat e saj, senzacioni shqiptar në Zvicër

nga Revista Kosovarja

Puna dhe recetat e saj të lënë pa fjalë. Ndjekësit e faqes “recetateelmed” në Instagram, e njohin shumë mirë punën e mrekullueshme rë Elmedina Osmanit, që është art i servirur në pjatë: mbreslënëse për sytë dhe fantastike në shije.

Elmedina Osmani është master në kushinë, në përgatitjen e recetave të ndryshme, të një spektri tejejt të gjërë dhe befasues.

33 vjeçarja ng Tetova, por që jeton dhe vepron në Cyrih të Zvicres, që nga mosha 18 vjeçare nisi të interesohet për receta, të përgatis me shumë pasion dhe dashuri, ndërkaq prej pesë vitesh punon në mënyrë profesionale dhe tani ka shumë porosi dhe një klientelë të gjërë.

Elmedina tregon se kurrë nuk e kishte menduar që kjo do të ishte puna dhe profesioni i saj, por ishin miqtë e faqes “recetateelmed” ata që porosisnin dhe bënë që ajo të vazhdonte të punonte e të mos ndalej.

Dhe, sigurisht që ndjekësit nuk kanë faj që joshen nga gatimet e Elmedines, që duken të parezistueshme.

Elmedina së shpejti do ta hapë edhe një kafiteri-ëmbëltore në Oberengstringen të Cyrihut dhe ky do të jetë vendi ku të gjithë mund ti shijojnë ëmbëlsirat e saj që nuk kanë krahasim.

Ndërkohë, shqiptarja që po bëhet tejejt e kërkuara në Zvicër, thotë se ajo përgatit me dashuri dhe pasion recetat tradicionale, që janë edhe të preferuarat e saj.

Më poshtë gjeni një galeri të tërë fotosh me recetatat e Elmedines.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]