fbpx

Elon Musk tallet me Instagramin dhe Facebook-un: “Nëse po e lexoni këtë postim…”

nga Revista Kosovarja

Pas një dite të tërë të përdoruesve të Facebook, Messenger dhe Instagram që ankoheshin se nuk mund të hynin në llogaritë e tyre, mediat raportuan se kishte një defekt dhe nuk dihej se kur do të rregullohej.

Për shkak të këtij lajmi dhe pyetjes së shumëkujt se çfarë po ndodh në të vërtetë, Elon Musk, pronari i rrjetit social “X” (ish-Twitter), të cilit përdoruesit e këtij rrjeti po i bënin masivisht pyetje për rrëzimin e aplikacioneve të Meta, foli.

“Nëse po e lexoni këtë postim, kjo është për shkak se serverët tanë janë ngritur”, ka shkruar Musk në profilin e tij X.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]