fbpx

Elsa Lila jep lajmin: ‘Pyes lotin’ rikthehet sërish

nga Revista Kosovarja

Edhe pse u pëlqye nga publiku ripërpunimi i këngës ‘’Pyes Lotin’’ nga Elsa Lila dhe Capital T mori reagimin prej kompozitorit të këngës, Valentin Veizi, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.

Veizi ishte i shprehur i revoltuar për versionin e ri dhe pas ankesave të tij kënga u largua nga ‘’Youtube’’.

Megjithatë kënga u rikthye sërish dhe për këtë ka reaguar Elsa Lila.

‘’Pyes lotin’’ rikthehet në Youtube. Kush duron, fiton’’ ka shkruar Elsa duke dhënë lajmin.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]