Në të 70-tat por dëshira e saj për sukses ishte më e fuqishme se frika nga dështimi, e tregon zonja Hylë Pllana në një intervistë ku shpalosë detajet në rrugëtimin e saj jo të lehtë në fushën e biznesit, shkruan Kosovarja.
Gjithçka filloi para 20 viteve në banesën e saj, ndërkaq sot numëron mbi 10 punëtore të rregullta dhe dy punëtori në Prishtinë.
Gatimet e saj na kthejnë në kohët e hershme ku shija tradicionale mbetet e pa zëvendësuar. Bakllava, pite, fli dhe mantia, padyshim se janë nga ushqimet që shpesh nuk mund t’i refuzojmë dot.
Krahas vështirësive të shumta në zhvillimin e biznesit, zonja Hylë nuk u dorëzua asnjëherë. Porositë e shumta nuk kanë të ndalur ndërkaq gjatë verës numri i punëtoreve rritet bazuar në kërkesat e shumta.
Bashkëshorti i saj si dhe vajzat janë mbështetja kryesore për të, ndërkaq punëtoret janë gra kryesisht me kushte të rënda ose nëna vetushqyese, shtresë kjo të cilën zonja Hylë vazhdon ta mbështes gjithmonë.
Në instagram në @hylagatimetradicionale, imazhet që shohim nuk na lënë të mendohemi gjatë se çfarë duam për drekë apo në ndonjë rast të veçantë.
Porosit në 044 29 39 57 në lagjen Bregu i Diellit si dhe në 044 55 58 33 në Dragodan./Kosovarja/