fbpx

Elvana Gjata në mbështetje të Shqipërisë sonte në Eurovison

nga Revista Kosovarja

Edhe pse ishin konkurrentë në festivalin e RTSH-së, kjo nuk po e pengon Elvanën ta mbështesë Shqipërinë në Eurovizion.

Në një postim të saj në Instagram, Elvana ka publikuar një video nga provat e Shkodrës Elektronike, pasi sonte është një natë vendimtare për Shqipërinë, ku artistët shqiptarë do të ngjiten në skenën e madhe të Eurosong-ut dhe do të performojnë me numrin 12.

Elvana, në postimin e saj, thekson se kjo është mbrëmja e parë në rrugëtimin drejt finales dhe ka një lutje për të gjithë ata që jetojnë jashtë vendit të votojnë për Shkodrën Elektronike

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]