fbpx

Ëmbëlsirë e shijshme me mollë, kjo është receta për përgatitje të shpejtë

nga Revista Kosovarja

Kjo është receta për ëmbëlsirë të shijshme me mollë, e cila mund të përgatitet shpejtë dhe pa mundim.

Cilët janë përbërësit:

4 vezë,
1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),
4 – 5 mollë të grira në rende,
një filxhan vaj,
2 filxhanë miell,
1 qese pluhur për ëmbëlsira,

1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),
3 lugë xhem,
sheqer pluhur.

Si ta përgatitni:

Së pari tunden mirë vezët me mikser, shtohen përbërësit e tjerë dhe me dorë përzihen të gjitha. Futet në furrë të ngrohur, derisa në momentin që merr ngjyrë gështenje.

Ju bëftë mirë!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]