fbpx

Emocionuese: Momenti kur publiku ia thoshte këngës në një zë me Leonora Jakupin në stadiumin e stërmbushur

nga Revista Kosovarja

‘’A vritet pafajsia’’ është padyshim një nga këngët e pavdekshme shqiptare.

Ky projekt i Leonora Jakupit mbetet ikonë e luftës për liri dhe pëlqehet e këndohet edhe nga të rinjtë që nuk e kanë përjetuar luftën.

Në 13-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ishte nga këngët më të dëgjuara dhe të shpërndara në rrjete sociale.

Nga shumë video bie në sy një e shpërndarë nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social ‘’Instagram’’.

Bëhet fjalë për një nga koncertet e mëdha të pasluftës të mbajtura në stadiumin e Prishtinës, i cili ishte i stërmbushur nga publiku.

I veçantë është reagimi i tyre në momentin që Leonora fillon të këndojë ‘’A vritet pafajsia’’, duke kënduar në një zë me këngëtaren.

Këngë e tillë vështirë të përsëritet, por të papërsëritshme mbesin edhe koncerte të tilla që të falin shumë emocion kur i shikon.

Ndryshe projekti i fundit i këngëtares është një potpuri e realizuar me këngëtarin Asim Gashi, e cila arriti një pëlqyeshmëri të madhe të publikut duke mbledhur rreth 8 milionë klikime në ‘’Youtube’’

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]