fbpx

Emrat e veçantë që VIP-at zgjodhën për fëmijët e tyre

nga Revista Kosovarja

Si pasojë e trendeve të reja, lista e emrave më të përdorur ndryshon vit pas viti.

Por kohët e fundit po vihet re një frymë moderne që po ndikon te prindërit, të cilët zgjedhin emra të padëgjuar ndoshta më parë.

Këtë fenomen e kemi vënë re edhe te personazhet e njohur të ekranit shqiptarë, të cilët për fëmijët e tyre kanë zgjedhur emra shumë të rrallë, që në thelb kanë një kuptim të veçantë për ta.

Emrat e padëgjuar që zgjodhën personazhet e njohur shqiptarë

Në mars të këtij viti, Afërdita Dreshaj solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë që vendosi ta quaj Sky Blu, ose i përkthyer në shqip Qielli Blu.

Ose të gjithë u befasuam kur dëgjuam për herë të parë emrin e vogëlushit të Elita Rudit dhe Gjikos. I vogli u quajt Zëri, tërësi tingujsh.

Por edhe vajzës së tyre, reperi dhe moderatorja i vendosën një emër të veçantë, duke e quajtur Bota.

Dashuria e Miriam Canit dhe Alban Skënderaj solli në jetë të vogli Duam, të cilit i dedikuan dhe një këngë që mbarte si titull emrin e tij. Kujt ja priste mendja se një folje do të qëndronte kaq bukur si emër?!

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj emocionuan të gjithë kur i bënë dedikimin e parë të bijës që sapo kishte ardhur në jetë. Ata e quajtën të voglën e tyre Ajka, ku Besi e krahasoi me ajkën e qumështit.

Gjithashtu ngjyra blu po përdoret shumë këto kohë në emrat e bebushëve, pasi edhe e vogla e Sarës dhe Ledri Vulës, Poem Blu, u pagëzua me një emër të tillë.

Erion Isai i vendosi të bijës një emër sa melodioz aq edhe domethënës: Ajër.

Labinot Gashi i vendosi te bijes se tij emrin Rroa, “rro”, pra “jeto,” në trajtë femërore.

Besnik Qaka zgjodhi emrin Una për vajzën e tij, që të jetë gjithmonë e para në jetë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]