Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë kapitull të jetës në emisionin “Goca dhe Gra”.
Edhe pse nuk hyri në detaje, Enada tha qartë se e ka mbyllur këtë temë me veten, por nuk mund të mos lërë një mesazh për ata që përjetojnë të njëjtin realitet.
“Fati e deshi të ndodhte kështu dhe këtë temë nuk e diskutoj më. Por nuk do doja që asnjë grua apo vajzë të gjendet në situatën time. Nuk ua uroj as atyre që shkatërrojnë familjet, por sidomos atyre që besojnë në dashuri dhe familje,” – tha ajo me emocion.Fjalët e saj janë një kujtesë e ndjeshme për plagët që nuk duken, por lënë gjurmë dhe për forcën që vjen nga përballja me të vërtetën.