fbpx

Enca ndryshon pamjen

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhiu ndonëse ka kohë që nuk ka lansuar një projekt të ri televiziv, ajo mbetet mjaft e komentuar.

Prej kohës, këngëtarja nga Shqipëria po qëndron në Dubai nga ku nuk mungojnë postimet e shumta në rrjetet sociale.

Por, së fundmi Enca ka zbuluar se ka ndryshuar stilin e flokëve, teksa postoi video dhe foto të ndryshme ku shihet me pamjen e re.


Të shumta ishin komentet e fansave dhe miqve të saj të cilat ishin kryesisht pozitive.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e fundit e Encës është “Suavele” që u lansua në korrik të vitit të kaluar, ndërsa këngëtarja nuk ka paralajmëruar ende një projekt të ri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ENCA (@enca)

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]