fbpx

Enca si gjithmonë e pandalshme dhe e paparashikueshme

nga Revista Kosovarja

Dubai është bërë zyrtarisht vendi i preferuar i yjeve të estradës shqipatare, për të bërë pushime.

Edhe këngëtarja Enca Haxhia ka zgjedhur këtë vend për t’u arratisur në pushime, shkruan “Kosovarja”.

Ajo është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh imazhe provokuese të saj, duke vënë në pah linjat e bujshme trupore.

Bukuroshja ka ndarë disa foto mjaft të nxehta në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet me bikini dhe shumë në formë, duke shijuar motin e mirë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Përshëndetje Dubai, sheikja e vetes time”, ka qenë mbishkrimi në fotografinë e fundit.

Enca në anën tjetër po shijon suksesin e “Nashta”, të cilën e solli pak javë më parë.

Projekti për pak kohë ka kaluar shifrën e mbi dy milionë klikimeve në YouTube. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]