fbpx

Ende asnjë votues në disa vendvotime në Zveçan

nga Revista Kosovarja

Qendra e votimit në shkollën “Isa Boletini” në Zhazhë të Zveçanit, ka 246 votues në këtë qendër por ende asnjë s’ka dalë në votime.

Qendra është hapur në ora 7, teksa materiali votues ka ardhur me kohë dhe është në rregull Kamera është e ndezur dhe po funksionon.

Indeksonline raporton se me kohë është hapur edhe qendra e votimit në fshatin Lipë të Zveçanit, fshat ky me shumicë shqiptare.

Megjithatë, akoma edhe ky vendvotim nuk ka pasur asnjë votues .

Në të gjithë komunën e Zveçanit janë 7 mijë e 209 votues, ndërkaq në këtë qendër janë të regjistruar 204 votues.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]