Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Ende pa ra terri, nis goditja e autobusëve urban në Prishtinë – Halloween!

nga Revista Kosovarja

Persona të papërgjegjshëm kanë nisur “gjuetinë” ndaj autobusëve urban, me rastin e Hallowen-it.

Mbi artikull

Në pamjet e siguruar nga “Indeksonline” shihet se një autobus është goditur me vezë nga disa persona.

Ndërsa, gjatë ditës së sotme përmes një apeli për prindërit dhe fëmijët, Trafiku Urban i Prishtinës ka dal me një komunikatë.

Të nderuar prindër dhe fëmijë,

Moneytizer Paragrafi 4

Ne jemi të lumtur që kemi mundësinë t’u shërbejmë në përditshmëri, në ditë pune e mësimi, fundjave apo ditë feste.

Sot, me rastin e Halloween, ju lutemi të kujdeseni që fëmijët tuaj të mos godasin me vezë apo gjësende të tjera autobusët, pasi kjo mund të rrezikojë udhëtarët dhe sigurinë në rrugë në përgjithësi.

“Trafiku Urban” është në shërbim të të gjithëve, andaj ju lusim të mos dëmtoni pronën e përbashkët. Në të kundërtën ndërmarrja do të përdorë kamerat e vendosura në autobusë dhe në bashkëpunim me institucionet e rendit do të sigurohet që ata që e dëmtojnë pronën të ndëshkohen.

Për ne siguria e të gjithë udhëtarëve është prioritet.

Faleminderit për bashkëpunimin tuaj!

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=353659783692194

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]