fbpx

Endokrinologia e njohur Merita Emini-Sadiku emërohet ud.drejtoreshë në Endokrinologji

nga Revista Kosovarja

Specialistja Merita Emini-Sadiku është emëruar ushtruese e detyrës së drejtoreshës në Klinikën e Endokrinologjisë.

Prof. Venera Berisha-Muharremi ka përfunduar mandatin tre vjeçar në pozitën e drejtoreshës së Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Për këtë ajo ka njoftuar në rrjetet sociale ku ka thënë se ndjehet e kënaqur me arritjet që janë bërë në klinikë gjatë mandatit të saj.

Ndërkaq menaxhmenti i SHSKUK-së ka marr vendim për emërimin e Dr. Merita Emini-Sadiku në pozitën e ushtrueses së detyrës. Emini-Sadiku është specialiste e endokrinologjisë dhe do të udhëheq klinikën deri në përzgjedhjen e drejtoreshës së re sipas konkursit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]