fbpx

Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait

nga Revista Kosovarja

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës.

Përmes një postimi, Endriti thotë se Rama feston datëlindjen në një ditë me pavarësinë e ShBA-së, duke e ashtuquajtur po ashtu si mikun më besnikë të babait të tij.

“Në Ditën e Pavarësisë së ShBA-së feston ditëlindjen miku më lojal i babit dhe një nga miqtë më të mëdhenj të Amerikës, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama”, ka shkruar Endrit Thaçi në Instagram.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]