Engjëllusha Salihu, vajza e këngëtares së njohur Shyhrete Behluli ka arritur të jetë ndër emrat më të pëlqyer nga audienca shqiptare.
Si për nga profesioni i saj, gjithashtu komentohet edhe për paraqitjet fizike me të cilat shkëlqen gjithmonë, shkruan “Kosovarja”.
Ajo bashkë me familjen e saj është duke i kaluar disa ditë të bukura pushimi në bregdet prej nga nuk kanë munguar as postimet e shumta në rrjetet sociale.
Këto jemi mësuar ti shohim të kuruara deri në detajin e fundit, ku kësaj radhe ishte Engji ajo e cila habiti me paraqitjen e saj.
Duke përdorur një efekt e me një grim të lehtë në fytyrë, Engji u kujdes që edhe kësaj radhe të duket perfekte, duke ia marrë edhe rrezet diellit./Kosovarja/