Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Përmbaruesi ia kërkon borxhin Telekomit brenda 60 minutave

nga Revista Kosovarja

Përmbaruesi privat, Ilir Mulhaxha, që përfaqëson “DARDAFON.NET” ka urdhëruar bankën Raiffeisen Bank që nga llogaria e Telekomit të Kosovës brenda 60 minutave të bëjë ekzekutimin e borxhit kryesor, kamatës ligjore, shpenzimet e procedurës përmbarimore, shpenzimet kontestimore dhe zbatimin e efikasitetit të Zyrës Përmbarimore.

Mbi artikull

Në vendimin që ka dalë nga Gjykata Themelore e Prishtinës është theksuar se vetëm pas përmbushjes së përgjithshme të obligimeve do të debllokohen llogaritë bankare të Telekomit, të cilat ditë më parë janë bllokuar.Ndërsa, Federata Sindikale e pavarur PTK-së ka reaguar ndaj përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha.

“Blerim Devolli dhe Ilir Mulhaxha me këtë veprimin e fundit na keni mbështetur për muri. Qeveri e Parlament mos u dorëzoni para zhvatësve dhe grupeve te interest”, është shkruar në faqen zyrtare të Federatës.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]