Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, sot feston ditëlindjen e saj dhe ka zgjedhur që këtë ditë të veçantë ta shënojë me një dedikim të ndjerë për veten.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Eni ka ndarë me ndjekësit e saj emocionet dhe mirënjohjen për gjithçka që ka në jetë, shkruan “Kosovarja”.
“Happy Birthday to me. Sot festoj ditëlindjen time dhe nuk mund të isha më e lumtur e më e përmbushur… Rrethuar nga dashuria, qetësia dhe momentet që kanë vlerë të vërtetë. Falënderuese për gjithçka që jeta më ka dhënë,” shkruan këngëtarja në postimin e saj.
E martuar me artistin e njohur Genc Prelvukaj, Eni Koçi prej vitesh është një nga emrat më të dashur të muzikës shqiptare, e njohur jo vetëm për talentin dhe zërin e saj karakteristik, por edhe për pozitivitetin që përcjell në çdo paraqitje.
Gëzuar ditëlindjen, Eni!