fbpx

Enver Krasniqi krenaria e Fushë Kosovës dhe boksit kosovar

nga Revista Kosovarja

 

Nga zemra e Fushë Kosovës në majat e sportit kombëtar, Enver Krasniqi është emri që sot përfaqëson jo vetëm një qytet, por gjithë krenarinë e boksit kosovar.

Me një karrierë të gjatë dhe përvojë të pasur në sportin e boksit, Krasniqi është aktualisht kryetar i Federatës së Boksit të Kosovës, një pozitë të cilën e ushtron me përkushtim të plotë dhe vizion të qartë për të ardhmen e këtij sporti në vend. Nën udhëheqjen e tij, boksi kosovar po përjeton një rilindje të vërtetë, duke sjellë energji të re dhe shpresë për sportistët e rinj dhe përfaqësuesit tanë në ringjet ndërkombëtare.

Krasniqi, i cili megjithëse nuk flet shpesh për veten, për të flasin veprat e tij: investime në të rinj, përkrahje për klubet sportive dhe organizim profesional të garave brenda dhe jashtë vendit.

Në një kohë kur sporti vendor ka nevojë më shumë se kurrë për njerëz të drejtë, të guximshëm dhe të përkushtuar, figura e Enver Krasniqit po shndërrohet në një model frymëzimi për të gjithë të rinjtë që ëndërrojnë të arrijnë majat.

Fushë Kosova ka arsye të fortë për t’u ndier krenare. Krasniqi po bën histori dhe po e shkruan një kapitull të ri në sportin tonë kombëtar.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]