fbpx

Era Istrefi e quan kryevepër projektin e fundit muzikor të Rita Orës

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja kosovare e njohur edhe ndërkombëtarisht, Era Istrefi është mjaft aktive në rrjete sociale dhe shpesh poston nga përditshmëria e saj, shkruan “Kosovarja”.

Rita dje ka publikuar “Bang” dhe erdhi me paraqitje unike në klipin e këngës, e veshur me veshje kombëtare shqiptare, duke i treguar kështu edhe njëherë botës prejardhjen e saj.

Shumë artistë vendorë kanë komentuar paraqitjen e Ritës, duke e komplimentuar me fjalët më të mira.

Ndër këto komente është edhe ai i Era Istrefit, së cilës duket se i ka pëlqyer shumë kënga, duke e krahasuar atë me një kryevepër.

Era së fundi ka shpërndarë në Instastory-n e saj projektin e fundit ”Bang” të artistes.

“Uauuu! E dua këtë kryevepër!!” është shprehur biondja.

Kujtojmë se Era ka kohë që nuk është active në skenën muzikore, por ajo u ka premtuar fansave të saj se këtë ka përgatitur projekte te reja. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]