fbpx

Era Istrefi shfaqet joshëse në pozat e reja provokuese

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, po vazhdon të jetë mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Së fundmi, Era publikoi për fansat e saj në Instagram disa fotografi të reja, në të cilat është shfaqur mjaft joshëse.


Interpretuesja e këngës përcjellëse të Botërorit 2018, ka pozuar me një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë neoni të hapur te pjesa e gjoksit.

Një palë çizme të zeza dhe getat në formë rrjete e bënë këngëtaren që të duket edhe më provokuese në këto fotografi.

Era ndërkohë po vazhdon të shijojë suksesin e dy projekteve të saj muzikore më të fundit, “KTRKT” dhe “Bebe”, të cilat janë pritur mirë nga publiku.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]