116
Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, ka qenë mjaft aktive gjatë këtij sezoni veror.
Ajo ka publikuar dy projekte muzikore të cilat janë pritur shumë mirë nga publiku, gjersa po vazhdon të jetë prezente edhe në koncerte të shumta.
Era është gjithashtu shumë aktive ditëve të fundit në rrjetin social Instagram, duke publikuar fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Së fundmi, interpretuesja e hitit “Bebe” ndau me ndjekësit e saj disa imazhe të reja, ku shihej mjaft provokuese e veshur me pantallona dhe bluzë lëkure.