fbpx

Era Istrefit shenjë s’ia ka lënë vaksina, shfaqet provokuese

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja kosovare, Era Istrefi pak ditë më parë bëri publik lajmin se e ka marr vaksinën kundër Covid-19, shkruan “Kosovarja”.

Era përmes një postimi në rrjete sociale shuajti kureshtjen e gjithë atyre, që u interesuan për gjendjen e saj pas marrjes së vaksinës dhe a ka ndonjë shqetësim.

“Po ndihem normal pas marrjes së vaksinës Covid. Për ata që kanë pyetur vaksina ishte Pfizer. Ju dëshiroj të gjithëve shëndet.” ka shkruar Era në mbishkrimin e fotografisë, ku duket nga sauna dhe vetëm me bikini.

Pra nga pamja duket se as shenjë s’ia ka lënë.

Kujtojmë se këngëtarja fitoi famë ndërkombëtare me këngët e saj, por kohët e fundit nuk ka qene dhe aq aktive në industri. /Kosovarja/

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]