fbpx

Era “ndez” rrjetin me fotografi provokuese

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi është rikthyer fuqishëm në skenën e muzikës dhe tashmë ka publikuar disa projekte që janë mirëpritur nga fansat e saj.

Së fundmi artistja po shijon suksesin e bashkëpunimit të ri që solli me reperin, Buta “5 AM”.

Kënga u soll edhe me videoklip, në të cilin Era dukej si përherë në formë të mirë dhe e veshur me shumë stil.

Autorja e hitit “Bon bon” ka postuar në llogarinë e saj në Instagram disa imazhe të shkëputura nga xhirimet e klipit të fundit.

Era dukej provokuese dhe tejet atraktive në disa veshje të ndryshme teksa të shumta ishin edhe pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve të saj.

https://www.instagram.com/p/Ck07KTQovt4/?utm_source=ig_web_copy_link

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]