fbpx

Eraldo Rexho zbulon sekretin e lidhjes së Adrola Dushit

nga Revista Kosovarja

Eraldo Rexho nuk ‘e kurseu’ një sekret lidhur me jetën private të modeles bukuroshe, Adrola Dushi.

Me kë e kaluan Shën Valentinin Eraldo dhe Adrola?

Adrola: Kombinojmë shumë bukur bashkë, nuk kemi nevojë për më shumë, apo jo?

Eraldo: Shokët bashkë rrijnë apo jo? Kështu që, ne nuk na ndajnë eventet, nuk na ndajnë festat, nuk na ndan përditshmëria. Ndaj edhe sot erdhëm bashkë.

A i erdhën lule për 14 shkurt si dhuratë Adrolës?

Eraldo: Disa i erdhën…

Adrola: Përgjigjet shoku im për mua. Po pa lule nuk do rrimë tani, është minimumi.

Si ndihet Adrola kur cilësohet si ‘vajza më e bukur shqiptare’?

E kam thënë dhe e ripërsëris prapë, nuk jetoj kurrë me idenë si vajza më e bukur, e shijoj si epitet që e kam por uroj që të mos jetë vetëm një epitet, e bukur, por dhe një vajzë që me të vërtetë ka shumë vlera të tjera.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]