fbpx

Erërat e forta shkatërrojnë sheshin e Pejës

nga Revista Kosovarja

Erërat e forta që fryn dje në qytetin e Pejës kanë shkaktuar dëme materiale.

Në sheshin Skenderbeu po mbahej Panairi i Librit, ndërkohë që era ka shkatërruar tërësisht mbulojën nën të cilën mbahej ky organizim. Si pasojë, janë shkatërruar edhe disa pemë dhe janë dëmtuar shtyllat elektrike.

Sheshi kryesor në qytetin e Pejës është rinovuar tërësisht vetëm në këtë vit, pas dy viteve punime. Gjatë ndërtimit të tij ka pasur kritika për faktin që ishin nxjerrë me rrënjë pemët e vjetra ekzistuese në atë shesh, që paraprakisht ishte shtruar me mermer. Pas renovimit pllakat e mermerit janë larguar dhe është vendosur kalldrëmi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]