fbpx

Erina Berisha, emri që shkëlqen në botën e estetikës dhe artit të flokëve me Royal 24K Gold nga Beox

nga Revista Kosovarja

Në botën moderne të bukurisë dhe kujdesit estetik, ku cilësia, përkushtimi dhe inovacioni janë çelësat e suksesit , Erina Berisha përfaqëson fuqishëm një brez të ri profesionistësh që nuk njeh kufij në pasion, dije dhe realizim të ëndrrave.

No description available.

Stiliste dhe estetike e çertifikuar ndërkombëtarisht, Erina është një figurë e mirënjohur për promovimin dhe aplikimin profesional të produkteve luksoze Royal 24K Gold nga brendi prestigjioz Beox Brazil një revolucion eksluziv në kujdesin për flokët që ofron shkëlqim të jashtëzakonshëm, butësi të ndjeshme, rrezatim dhe rigjenerim të thellë, pa asnjë përbërës kimik, 100% bio dhe pa formaldehyd.

No description available.

Royal 24K Gold nuk është vetëm një produkt është një përvojë e pastër bukurie që ushqen flokët me proteina të rralla dhe aminoacide esenciale, duke i transformuar ato në mënyrë të dukshme pas vetëm një aplikimi.

No description available.

Këto produkte janë zemra e punës së saj si stiliste, dhe çdo aplikim është një dëshmi e artit dhe ekspertizës që ajo sjell në këtë fushë.
Erina operon me dy biznese të suksesshme një studio estetike moderne në Suedi me pajisje të teknologjisë së fundit për kujdesin dentar dhe flokët, dhe Rina’s Medical Beauty Center në Kosovë, një qendër që rritet çdo ditë si simbol i cilësisë, inovacionit dhe përkushtimit. E mbështetur nga një ekip profesional dhe bashkëpunëtorë të njohur si stilisti famoz Nagip Binqe. Erina ka ndërtuar një komunitet besnik klientësh që ndjekin transformimet dhe rrezatimin që produktet e saj ofrojnë.

Pasioni i saj nisi që në fëmijëri, kur duke stiluar flokët e nënës së saj, kuptoi se bukuria nuk është vetëm pamje është kujdes, ndjeshmëri dhe shëndet.

Ky pasion e ka çuar drejt më shumë se 30 çertifikatave ndërkombëtare Master Class e çertifikuar, duke e bërë atë një prej profesionisteve më të përgatitura në industrinë estetike shqiptare dhe europiane.

Specialiteti i saj më i madh?
Aftësia unike për të kombinuar teknikat estetike moderne me aplikimin shkencor dhe të saktë të produkteve profesionale, si Royal 24K Gold.
Synimet e saj janë të qarta dhe ambicioze: Zgjerimi i brendit “Rina’s Medical Beauty Center” në gjithë Ballkanin dhe më gjerë, duke e kthyer këtë kompani në një qendër rajonale për shërbime estetike premium dhe shpërndarjen e produkteve Royal 24K Gold, që kanë fituar zemrat e klientëve për efektin e tyre natyral, të sigurt dhe të mahnitshëm.

Dëshira e saj më e madhe?
Kompania Rina’s Medical beauty center të zhvillohet në vazhdimësi me zgjerimin e produkteve në treg kudo në studiot e Floktarisë.
Erina Berisha: “Kur flokët ndriçojnë me artin e shpirtit dhe fuqinë e arit Royal 24K gold, ka filluar si një vajzë e re me ambicie dhe përkushtim maksimal”.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]